Opozita vlerëson lart figurën e ish-luftëtarit Sabahajdin Cena

Ka ndërruar jetë profesori dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Sabahajdin Cena, i cili më 2019 ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Cenës. Atë e kanë vlerësuar si zërin intelektual dhe çlirimtar të Kosovës në ditët më të vështira.

Nga PDK theksojnë se figura intelektuale dhe emblematike e profesorit Cena, i cili ishte edhe luftëtar i UÇK-së, do të nderohet e kujtohet përherë me respektin më të madh.

“Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit e profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, i cili kontribuoi për vite me radhë edhe në Degën e PDK-së në Rahovec, prej themelimit duke qenë edhe kryetar i kësaj dege për një mandat.

Figura intelektuale dhe emblematike e profesorit Cena, i cili ishte edhe luftëtar i UÇK-së, do të nderohet e kujtohet përherë me respektin më të madh.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e profesor Cenës!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Cena me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr Sebahajdin Cena! Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, më 14 janar 2019, Cena kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar lidhur me aktivitetin dhe angazhimin e tij në UÇK.

“Ne besojmë në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare, dhe vlerat e saja nuk mund të kontestohen nga askush, nuk kemi asnjë arsye që t’u shmangemi organeve të drejtësisë dhe do të jemi në dispozicion të çfarëdo thirrjeje për ta zbardhur të vërtetën”, kishte thënë Cena.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika