“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Mitrovicë, ora e lirisë për çlirimtarët

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka vendosur edhe në Mitrovicë “Orën e Pritjes”, e cila ka nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësuesit e “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me qytetarë të shumtë.

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Mitrovicë u shpalos edhe baneri gjigant me mesazhin: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!” Nga Mitrovica u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktivitetet e “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarët ftohen të bashkohen në mbështetje të çlirimtarëve dhe luftës së drejtë të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika