Orban: E vlerësojmë hapin e Vuçiqit për lirimin e policëve të Kosovës

Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, ka informuar se autoritetet serbe kanë liruar tre policët e Kosovës, pas bisedave me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka vlerësuar lart vendimin e Vuçiq dhe e ka cilësuar si “dëshmi e bashkëpunimit strategjik dhe përkushtimit të tyre për paqe dhe stabilitet në Ballkan”

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili, javën e kaluar kishte biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për rastin e tre policëve, ka bërë të ditur se ai e ka informuar se në përputhje me kërkesën që i ka bërë, autoritetet serbe i kanë liruar tre policët e Kosovës.

“Ne e vlerësojmë lart hapin e presidentit Vuçiq, i cili e ka marrë vendimin në një kohë të sfidave serioze. Ky vendim është dëshmi e pastër e bashkëpunimit strategjik mes shteteve tona dhe përkushtimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, ka deklaruar Orban përmes një postimi në Twitter.

Në takimin e mbajtur më 20 qershor, Orban ka thënë se iu lut Vuçiqit që t’i lirojë tre zyrtarët policorë, duke thënë se “armiqtë e Serbisë janë të etur për ta dëmtuar Serbinë”.

Tre policët e Kosovës janë liruar këtë të hënë pas seancës gjyqësore në gjykatën e Kralevës në Serbi.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës, për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Lexo edhe: Policia e Kosovës publikon hartën e pozicionimit të policëve që u rrëmbyen nga Serbia

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje vazhdimisht  Serbisë që t’i lirojë pa kushte policët.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika