ORCA mban aksion para Rektoratit të UP-së -“Rreth plagjiaturës të përbashkuar”

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka mbajtur aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës "Hsan Prishtina". Anëtari i ORCA-s, Dibran Hoxha, ka thënë se Altin Sahiti nga Ministria e Arsimit, Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi, shkarkuan ish-rektorin Naser Sahiti të premten pa asnjë arsyetim të qëndrueshëm

ORCA mban aksion para Rektoratit të UP-së





Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), të martën e 25 tetorit ka mbajtur aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Anëtari i ORCA-s, Dibran Hoxha, ka thënë se Altin Sahiti nga Ministria e Arsimit, Selim Bezeraj dhe Rifat Krasniqi, shkarkuan ish-rektorin Naser Sahiti të premten pa asnjë arsyetim të qëndrueshëm.

“Për Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, himni fillon: Rreth plagjiaturës të përbashkuar!”, ka thënë Dibran Hoxha.

Hoxha ka shtuar se Altin Sahiti nga radhët e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me “plagjiatorin Selim Bezeraj dhe infamozin Rifat Krasniqi kanë shkarkuar rektorin Naser Sahiti pa mundur të japin asnjë justifikim te qëndrueshëm për këtë shkarkim”.

“Kush do ta mendonte se vetëm 21 ditë pas ardhjes në pozitë të plagjiatorit dhe infamozit të cilët e filluan mandatin e tyre në Këshill Drejtues më 1 tetor, do të arrinin marrëveshje me përfaqësuesit nga radhët e Ministrisë së Arsimit për ta shkarkuar rektorin”, tha tutje Hoxha.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika