Osmani bën homazhe në nderim të kolosit, Ismail Kadare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprimtarisë artistike, të kolosit dhe gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve që po zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprimtarisë artistike, të kolosit dhe gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve që po zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Prezente është edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare, si dhe dy vajzat Besiana dhe Gresa Kadare.

Në lamtumirën e fundit që po mbahet në Tiranë, pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryekuvendi Glauk Konjufca dhe personalitete të tjera nga kabineti qeveritar i Kosovës.

Ndërsa, nga personalitetet dhe figurat shtetërore të shtetit shqiptar, deri më tani kanë bërë homazhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti shqiptar, Bajram Begaj dhe personalitete nga kabineti qeveritar vendas.

Përndryshe, Kosova më 3 korrik ka shpallur ditë zie për nderim të gjeniut, Ismail Kadaresë. E Shqipëria ka dy ditë zie 3 dhe 4 korrik për nderimin e jetës artistike të kolosit Kadare.

Ismail Kadare vdiq të hënën me 1 korrik, në moshën 88-vjeçare, nga një sulm në zemër.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika