Osmani: Do të angazhohem me administratën Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se do të angazhohet me administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën mes dy vendeve.

Osmani ka thënë se zhvilloi një bisedë telefonike me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ku diskutoi rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit Kosovë – SHBA dhe koordinimin mes dy vendeve.

“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, të sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si presidente e vendit tim, do të angazhohem për ta ruajtur dhe mbrojtur këtë aleancë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, shkroi Osmani në platformën X.

Ndërkohë, më 12 shtator, Shtetet e Bashkuara pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën.

Në një njoftim nga Ambasada amerikane në Kosovë, thuhet se ky vendim erdhi për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të kryeministrit Albin Kurti, të cilat sipas SHBA-së “rritën tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika