Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Mbreti Charles III ka ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Zotëriun e Parë, Pridon Sadriun, të marrin pjesë në pritjen e organizuar për krerët e shteteve dhe bashkëshortët e tyre, të cilët do të jenë prezent dhe në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu do të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Të dielën e 18 shtatorit, presidentja e Kosovës dhe Zotëriu i parë janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerët e shteteve dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Të hënën e 19 shtatorit, Osmani dhe Sadriu do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

“Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle”, njofton Zyra e Presidencës.

Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë. Në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, Osmani ka potencuar se e ndjera i ka ardhur në ndihmë Kosovës në periudhat e vështira.

Të enjtën e tetë shtatorit, Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika