Osmani: Do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me ShBA-të që kufiri ynë të jetë i sigurt

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë krah për krah me aleatët, në veçanti me ShBA-të, që kufiri i Kosovës të jetë i sigurt dhe që të parandalojnë sulme terroriste si ai i 24 shtatorit në Banjskë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencë të përbashkët për media më 13.03.2024/Foto: EO

“Ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë standardet më të larta për një gjykim të drejtë dhe do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me aleatët, në veçanti me ShBA-të, që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe që të parandalojmë sulme të tilla”.

Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani ka thënë se ky bashkëpunim me aleatët e vendit është akoma më i fortë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Basnjkë të Zveçanit, derisa ka theksuar se kryesit e këtij akti agresioni duhet të mbahen të përgjegjshëm.

“Për këtë sulm agresioni duhet të ketë përgjegjësi. Serbia duhet të ekstradojë të gjithë ata q֝ë ishin pjesë e planifikimit, organizimit dhe financimit të këtij akti agresioni ndaj Kosovës”, ka thënë tutje e para e vendit.

Osmani ka shtuar se bashkëpunimi me aleatët duhet të jetë bosht i veprimeve të Republikës së Kosovës.

“Puna jonë e përbashkët me Shtetet e Bashkuara ka qenë dhe mbetet jetike në Republikën e Kosovës, si një ndër përpjekjet tona pa kompromis për sundim të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, ashtu edhe në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shtuar ndër të tjerash Osmani.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika