Osmani: Drejtësia për vrasjen e Xhemajl Mustafës duhet të vihet në vend

Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar Xhemail Mustafën, të cilin e ka cilësuar si një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës

Në 24-vjetorin e vrasjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar Xhemail Mustafën, të cilin e ka cilësuar si një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

“Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike.  Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka thane se vrasja e Mustafës mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!”, përfundon Osmani.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika