Osmani falënderon sportistët për imazhin që i kanë dhënë Kosovës në botë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar sportistët dhe sportistet për imazhin që i kanë dhënë Kosovës në botë, kështu duke u ndjerë krenare për gjashtë medaljet e fituara gjatë Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar sportistët dhe sportistet të cilët kishin marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare, duke thënë se ata po kthehen triumfues në Kosovë.

“Me gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, sportistët tanë po kthehen triumfues në Kosovë” ka thënë Osmani.

Po ashtu, Osmani është shprehur se sportistët dhe sportistet janë duke u shfaqur në mënyrë fantastike.

Ndërsa, ajo ka falënderuar edhe për imazhin që i kanë dhënë Kosovës në botë, duke u shprehur se Kosovën e nderojnë vajzat dhe djemtë, si sportistët të cilët triumfuan në garën e Lojërave Mesdhetare.

“Kosovën e nderojnë bashkërisht vajzat dhe djemtë tanë si: Distria, Loriana, Laura, Flaka, Akili, Shpejtimi e shumë të tjerë” është shprehur Osmani në rrjetin social Facebook.

Foto nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Facebook

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, u përfaqësua nga 39 garues në 13 sporte të ndryshme, dhe ka siguruar gjashtë medalje.

“Dardanët” janë treguar tejet të suksesshëm pasi përmbyllën Lojërat Mesdhetare duke u renditur në vendin e 16-të.

Pesë medalje i siguroi sporti i xhudos dhe një ai i boksit, në një total prej tri të artave dhe tri të bronztave.

Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu fituan medaljet e arta në këtë garë prestigjioze, kurse Akil Gjakova, Flaka Loxha dhe Shpejtim Bajoku fituan medaljet e bronzta.

Kosova e siguron edhe medaljen e gjashtë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika