Osmani në New York: Do të tregoj sesi Kosova mund të kontribuojë për sfidat golabe

Presidentja Vjosa Osmani, në një adresim drejtpërdrejt, ka thënë se takimi më i rëndësishëm është ai me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do të organizojë pritje për liderët që marrin pjesë në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është shumë e rëndësishme që do të kenë mundësi të marrin pjesë në organizime bashkë me liderë të tjerë botërorë, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Ajo, në një adresim drejtpërdrejt në Facebook, ka thënë se takimi më i rëndësishëm është ai me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i cili do të organizojë pritje për liderët që marrin pjesë në kuadër të këtij sesioni.

“Është shumë me rëndësi që do të kemi mundësi që të marrim pjesë në organizime bashkë me lider të tjerë botërorë, takimet do të nisin pas gjysmë ore. Mirëpo më e rëndësishmja do të jetë pritja e organizuar nga presidenti Biden, ku do të kem mundësi që ta falënderoj në emër të popullit të Republikës së Kosovës, për aleancën tonë të fuqishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Osmani.

Në takime bilaterale me liderë të tjerë dhe në organizime diskutive të tjera, Osmani ka theksuar se do ta përçojë zërin e popullit të Kosovës dhe qëndrimet e Republikës së Kosovës.

“Jo vetëm për zhvillimet rajonale, por si mund të jetë Kosova një faktor që kontribuon edhe për sfidat e tjera globale me të cilat bashkarisht po merremi”, shtoi ajo.

Në agjendën e Osmanit do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika