Osmani në Samitin e Komunitetit Politik Evropian: Për të shprehur përkushtimin e Kosovës për ardhmen euroatlantike

E para e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me liderët e shteteve evropiane në samitin në Pragë të Çekisë ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe organizata ndërkombëtare

 





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e samitit të parë në  Pragë të Çekisë ka thënë se përkushtimi i Kosovës është për një të ardhme euroatlantike.

“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar në Facebook, Osmani.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian i cili po zhvillohet në Pragë të Çekisë, ka thënë se Evropa po përballet me sfida të mëdha, por sipas saj nëse qëndrojnë të bashkuar do të arrihet suksesi.

Ajo ka theksuar se në margjina të këtij samiti do të takohet me liderë të Evropës.

“Jam këtu në emër të Republikës së Kosovës, ta përfaqësoj shtetin tim në këtë platformë të re e të rëndësishme. Ka mundësi të barabartë të dëgjohet zëri ynë, idetë dhe veprimet për t’u përballur me këto sfida. Shikoj para të marr pjesë në këtë mbledhje dhe do të kem edhe takime bilaterale me liderët e Evropës. Ajo që po përballemi është sfidë e madhe, por nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses’, ka thënë Osmani, shkruan KP.

 





Osmani në Samitin e Pragës: Po përballemi me sfida por të bashkuar do t’ia dalim

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika