Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do t’ia dorëzojë të shtunën detyrën Kryeparlamentares, Albulena Haxhiu.
Siç bën të ditur Presidenca, ceremonia e dorëzim-pranimit do të mbahet në kabinetin e Presidencës, duke filluar nga ora 16:00, njofton Dukagjini.
Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të zgjedhë kreun e ri të shtetit dhe sipas dispozitave ligjore, Haxhiu mund ta mbajë këtë post për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh.
Kujtojmë që Kuvendi ka afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri – i njëjti afat është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila javën e kaluar shpalli të pavlefshëm dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.