Osmani nga samiti në Slloveni: Aktualisht nuk ka asnjë vend në BE kundër liberalizimit të vizave

Presidentja Osmani ka vlerësuar rolin e Sllovenisë dhe Kroacisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ajo ka thënë se ky është momentumi më i mirë në këto katër vitet e fundit për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se asnjë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk është deklaruar kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ballkani Perëndimor ishte një ndër temat e diskutuara në samitin e 11-të të Brdo-Brijunit, në të cilin mori pjesë edhe Osmani krahas presidentëve të vendeve të tjera. Gjersa ka vlerësuar rolin e Sllovenisë dhe Kroacisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Osmani ka thënë se ky është momentumi më i mirë në këto katër vitet e fundit për liberalizimin e vizave.

“Aktualisht nuk ka vend në Bashkimin Evropian që na thotë se është kundër liberalizimit të vizave. Ky është momentum më i mirë në këto katër vitet e fundit për liberalizimin e vizave. Pra momentumi është i shkëlqyeshëm dhe kemi mbështetjen e nikoqirit. Shpresojmë që gjatë tetorit do të ketë takim për liberalizimin e vizave dhe pastaj në samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor të ketë diçka më shumë. Me rëndësi është që ky proces të bëhet gjatë presidencës çeke të BE-së”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka theksuar se Kosova është një vend që përputhet plotësisht me aspiratat e Bashkimit Evropian, transmeton EO.

“Sa më shumë që është prezente prania e BE-së në Ballkan, aq më shumë paqe e siguri do të ketë në këtë rajon dhe në BE. Kosova do të jetë anëtare e barabartë e këtij rajoni. Si e tillë ajo ka dhënë propozimet që edhe janë marrë parasysh në këtë samit”.

Ndër të tjera, Osmani ka përmendur edhe aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian, për të cilin ka thënë se shpreson që të pranohet nga secili shtet i BE-së.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika