Osmani: Ngjarjet e marsit përbëjnë shtyllën më të fortë në të cilën u ngrit shteti i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Epopeja e UÇK-së është e epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë së vendit, teksa ka theksuar se ngjarjet e marsit përbëjnë shtyllën më të fortë në të cilën u ngrit shteti i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seancën solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se për ngjarjet e 5,6,7 marsit përkushtimi qytetar dhe institucional kthehet nga këto ngjarje historike, të cilat kanë shënjuar kthesë vendimtare për shtetin e Kosovës.

E para e vendit ka thënë se kjo ngjarje historike është një ndër shtyllat më të forta që u ngrit shteti i Kosovës.

“Përkushtimi ynë qytetar dhe institucional kthehet nga ngjarjet historike, të cilat kanë shënjuar kthesë vendimtare për vendin tonë. Këto ngjarje janë pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë tonë historike”, ka thënë Osmani.

“Brezat e tërë sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre – jetën, ngjarjet e 5,6,7 marsit përbëjnë shtyllën më të fortë, në të cilën u ngrit shteti ynë i ri, Kosova. Komandanti legjendar, Adem  Jashari, bashkë me familjen e tij fituan përjetësinë, kjo epope e UÇK-së është epope e unitetit, u përjetësua lavdia e UÇK-së dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së”, ka vijuar ajo.

Osmani ka thënë se në këtë betejë të lavdishme u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe e gjithë luftëtarëve të UÇK-së për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.

“Në ditë si këto duhet të kujdesemi që fëmijëve tanë t’u flasim për familjen e Jasharit dhe fëmijëve që ranë për liri. Një çerekshekull më pas e kujtojmë sakrificën e kësaj familjeje, kështu u jemi mirënjohës të gjithë burrave të UCK-së, ata dëshmuan se përballë dhunës së skajshme bëhet e pamposhtur bindja e tyre për të jetuar të lirë”, ka theksuar Osmani.

Sipas Osmanit, beteja e Jasharëve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj e të reja, që ndihmoi në mobilizimin e ndërkombëtarëve rreth shtetit të Kosovës.

“Beteja e Jasharëve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj e të reja, që ndihmoi në mobilizimin e ndërkombëtarëve rreth shtetit të Kosovës. U shndërruan në thirrje për t’i mbrojtur vlerat njerëzore. Komandanti legjendar u ngrit për t’u bërë emblemë e përhershme e shtetit tonë. Le të frymëzohemi nga shembulli i tij dhe i gjithë luftëtarëve të UÇK-së, sepse përfundimisht ne jemi të lirë e ai është i gjallë. Zoti e bekoftë familjen Jashari dhe luftëtarët e UÇK-së”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika