Osmani për vizat: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, nuk i janë dhënë dhuratë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

“Do të thoja që do të ishte mënyra më efektive për të vrarë dialogun një herë e përgjithmonë, nëse nuk dëshiron të ketë asnjëherë dialog merr masa të tilla, nuk janë masa ndëshkuese ndonjë lideri ose ndonjë politike, por ndaj një populli të Kosovës”.

Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me paralajmërimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për pezullim të vizave për Kosovën, nëse “nuk merr përgjegjësi” në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas presidentes, vizat janë si rezultat që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, nuk i janë dhënë dhuratë.

“Ndëshkimi i tillë i paprecedentë, padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, nuk ka askush mandat në Republikën e Kosovës të shkojë në Bruksel kur populli i Kosovës ndëshkohet në atë formë. Kosova e ka merituar, nuk i është dhënë dhuratë. I ka plotësuar kriteret”, ka thënë Osmani teksa ka bërë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Osmani ka thënë se Kosova ka arritur pajtueshmëri me Bashkimin Evropian për shtensionim të situatës në veri qysh më 10 korrik në Bratisllavë.

Ajo e ka përmendur që marrëveshja parasheh zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, hap që ajo ka thënë se Kosova e ka bërë, dhe se është duke u punuar në organizimin e zgjedhjeve të reja.

Sipas Osmanit, baza ligjore për mbajtje të këtyre zgjedhjeve do të jetë gati më 1 shtator, dhe kështu ka thënë se pret që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ajo i ka vlerësuar si të padrejta dhe joproporcionale.

Një tjetër pikë e marrëveshjes së Bratisllavës parasheh edhe kthimin sa më të shpejtë në dialog në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka thënë se pret lëvizje në këtë drejtim në shtator.

Për dialogun kanë diskutuar më 28 gusht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta në maj të këtij viti, meqë banorët e komunave veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunave.

Banorët e këtyre komunave me shumicë serbe kanë protestuar me javë para ndërtesave dhe me raste situata është përshkallëzuar në dhunë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika