Osmani: Bota është më e sigurt nën udhëheqjen e SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur marrëveshjen historike të paqes të arritur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një postim në platformën X, Osmani ka përgëzuar Trumpin, duke e cilësuar këtë marrëveshje si dëshmi të fuqisë së një lidershipi të fortë amerikan.

“Nën udhëheqjen e SHBA-së, bota është më e sigurt, më e fortë dhe më e begatë. Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA-në në avancimin e paqes në rajonin tonë dhe në nivel global”, ka shkruar Osmani.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë rënë dakord për t’i dhënë fund konfliktit që ka zgjatur plot 35 vjet.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika