Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës: Sfidat do t’i tejkalojmë me partnerë dhe aleatë

Në takim me ambasadorin Gargan, Presidentja Osmani e falënderoi shtetin e Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës që nga paslufta e deri më tani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ronan Gargan të cilin e falënderoi për punën e deritanishme si ambasador jorezident në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.

Në takim me ambasadorin Gargan, Presidentja Osmani e falënderoi shtetin e Irlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës që nga paslufta e deri më tani.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën e mbështetjes nga Irlanda në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procesin e anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Sipas Presidentes Osmani, anëtarësimi në Këshill të Evropës është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve, pa dallim”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Me ambasadorin Gargan, Osmani ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend.

Ajo tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet dhe se sfidat do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

Ndërsa, ambasadori Gargan shprehi falënderimin e sinqertë për bashkëpunimin me Kosovën dhe në të njëjtën kohë shprehi gatishmërinë e shtetit irlandez për vazhdim të bashkëpunimit në projektet e reja përmes të cilave do të ofronin ekspertizën e tyre në fushën e integrimeve evropiane.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika