Osmani: Së shpejti, flamuri i Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar aleatët që votuan në favor të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Pas vendimit të Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës, ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka falënderuar aleatët që votuan në favor të Kosovës.

“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ajo.

Sipas saj, votimi për ta avancuar aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës drejt Asamblesë Parlamentare nuk është vetëm ditë e mirë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Kosovë, por edhe moment i rëndësishëm për gjithë Evropën.

“Ky është një hap përpara për Kosovën dhe qytetarët e saj, jo vetëm sa i përket integrimit ndërkombëtar të vendit tonë, por mbi të gjitha për avancimin e pozitës së të drejtave të njeriut, për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, ka thwnw Osmani.

“Dëshiroj ta shpreh mirënjohjen time për aleatët tanë ndërkombëtar, presidencën islandeze të Këshillit të Evropës dhe për të gjitha shtetet që na mbështetën me votën e tyre. Pres që shqyrtimi i aplikacionit tonë nga Asambleja Parlamentare të fillojë sa më parë dhe të përmbyllet me sukses”.

Osmani ka theksuar se Kosova wshtw e përkushtuar për t’i përmbushur standardet më të larta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe beson se aplikimi do të vlerësohet në bazë të të arriturave në këto fusha.

“Aspiratat tona euroatlantike janë të qarta dhe vendosmëria e popullit të Kosovës është më e fortë se kurrë. Viteve të fundit, Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, ndaj anëtarësimi jonë në Këshillin e Evropës është dëshmi e mëtejme e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj vlerave që përfaqëson ky institucion. Hapat e ardhshëm janë një mundësi për Evropën për ta shfaqur angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çdo vend, në të gjithë kontinentin”.

Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.

“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi ajo.

Gërvalla theksoi se mbetet ende shumë punë për të bërë, dhe se procesi i anëtarësimit do të jetë i gjatë dhe me sfida.

Ministrja i ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur Kosovën për këtë sukses, duke i përmendur në veçanti shtetet, të cilat nuk e kanë njohur formalisht shtetin e Kosovës, që po ashtu nuk e kanë bllokuar.

Po ashtu, i ka falënderuar ShBA-të, Zyrën e Presidentes, të kryetarit të Kuvendit, të kryeministrit dhe Ministrinë që ajo e drejton.

Tutje, ajo ka thënë se në fillim ka pasur skpeticizëm për aplikimin e Kosovës në KiE, por që guximi, sipas saj, ka qenë tejet i madh.

Kosova e kishte dorëzuar aplikimin për në KiE më 12 maj të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika