Osmani shprehet i lumtur me vizitën e Ramës në Shkup: Integrimi në BE, në fokus të diskutimeve tona

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë se Veriut, Bujar Osmani, është i lumtur me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Shkup. Osmani beson se vizita do të shërbejë për të diskutuar për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe për të shkëmbyer mendime mbi dinamikat rajonale drejt këtij procesi

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë se Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Shkup.

Sipas kryediplomatit Osmani, vizita e të parit të qeverisë shqiptare në Shkup do të shërbejë për t’i shkëmbyer mendime mbi dinamikat e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Gëzuar që kam [ kryeministrin e Shqipërisë], Edi Rama këtu në Shkup, për të shkëmbyer mendime mbi dinamikat aktuale rajonale, iniciativat dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Procesi i integrimit të [Ballkanit Perëndimor] në Bashkimin Evropian në fokus të diskutimeve tona”, ka përfunduar kryediplomati Osmani.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika