Osmani: Sjellja e vrasësve të Aganit para drejtësisë, përkushtim i yni i vazhdueshëm

Fehmi Agani u vra nga forcat serbe në vitin 1999. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se vizioni dhe trashëgimia e tij për Kosovën do të jetë frymëzim për brezat” gjersa ka theksuar se mbetet përkushtim i vazhdueshëm sjellja e vrasësëve para drejtësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

“Kujtimi për akademik Aganin do të jetë i përhershëm, kurse sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm!”.

Kështu ka deklaruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në 24-vjetorin e vrasjes së nënkryetarit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetin e Kuvendit, Fehmi Agani.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, Osmani ka thënë se përkushtimi në sjelljen e autorëve të krimit para drejtësisë është i vazhdueshëm gjersa Aganin e ka vlerësuar si frymëzim të gjeneratave vijuese e vizionar.

“Sot e kujtojmë me respekt akademik Fehmi Aganin, figurën emblematike të lëvizjes për lirinë e Kosovës, njeriun që përkushtimin e tij ndaj dijes e arsimit e kombinoi me aktivitetin politik, duke qenë dorë e djathtë e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, me të cilin u angazhua deri në vdekje në përmbushjen e idealit për Kosovën shtet të pavarur. Më 6 maj të vitit 1999, në agun e lirisë, vizionari e përbashkuesi, akademik Agani u vra mizorisht nga forca të regjimit gjenocidal të Serbisë. Vizioni dhe trashëgimia e tij për Kosovën do të jetë frymëzim për brezat”, thuhet në njoftim.

Të shtunën e gjashtë majit shënohen 24 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe njëherit, deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit.

Agani ishte njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e subjektit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai u vra nga forcat serbe në vitin 1999.

Ndërkaq, me fillim nga ora 11:30, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpunëtorë dhe familjarë do të bëj homazhe tek varri i të ndjerit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika