Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga vetë Bashkimi Evropian dhe se nuk ekziston asnjë arsye që të pengohet apo të shtyhet heqja e plotë e masave ndaj Kosovës.
Këto deklarata Osmani i ka bërë gjatë një takimi me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, në kuadër të qëndrimit të saj zyrtar në Bruksel, ku po zhvillohen takimet e liderëve të Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Presidentja ka mirëpritur vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, duke theksuar se Kosova shpreson dhe po punon që ato të hiqen sa më shpejt në tërësi.
“Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.