Osmani uron Ditën e Romëve: Kosova nderon trashëgiminë e tyre kulturore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin rom në Ditën Ndërkombëtare të tyre, duke theksuar se Kosova mbron dhe nderon trashëgiminë kulturore të tyre dhe i vlerëson si një pjesë integrale e shoqërisë, duke u angazhuar për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të larmishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre.

Në Ditën Ndërkombëtarëve të Romëve, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbron dhe nderon trashëgiminë kulturore të komunitetit rom në vend.

Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se komuniteti rom që jeton në Kosovë është pjesë integrale e shoqërisë.

“Komuniteti rom është një pjesë integrale e shoqërisë sonë. Në Ditën Ndërkombëtare të Romanëve, ne nderojmë qëndrueshmërinë, trashëgiminë e thellë kulturore dhe traditat e qëndrueshme të komunitetit tonë rom. Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të larmishme”, ka shkruar Osmani.

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve

Më 8 prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, e cila ka rëndësi për komunitetin rom, pasi synon të ndërgjegjësojë shoqërinë mbi sfidat që kalon komuniteti Rom në mbarë botën.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika