Osmani uron fëmijët në ditën e tyre: Ata janë pjesa më e bukur e shoqërisë sonë

1 qershori sot festohet në të gjithë botën si dita e fëmijëve. Kjo ditë, jo vetëm që është një ditë feste për më të vegjlit, por shënohet edhe si dita kur të njëjtit ngrenë zërin për të drejtat e tyre përmes lojës dhe argëtimit. Kjo festë po shënohet edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Sot me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar më të vegjëlit, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook.

“Sot siç e dini është dita e fëmijëve me ç’rast dua t‘i uroj të gjithë më të dashurit tanë, pjesën më të bukur dhe potencialin më të madh të shoqërisë sonë”.

Ajo tregoi që sot do ta ketë një cikël vizitash në vend duke filluar nga qyteti i Pejës dhe se do të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të kësaj feste.

“Do të kemi shumë aktivitete me kryetarin e komunës me fëmijët, përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta dhe do të vizitojmë edhe shkollën fillore “8 marsi”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, në kryeqytet festa ka filluar me aktivitete të shumta para mesditës dhe do të zgjasë deri në orët e mbrëmjes me koncertin përmbyllës në shkollën fillore “Elena Gjika”.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika