Osmani uron Lula-n për postin e presidentit të Brazilit

E para e vendit ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili e ka mposhtur kundërkandidatin e tij, Jair Bolsonaro, në një garë të ashpër për zgjedhjet presidenciale në Brazil

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Përmes një postimi në Twitter, e para e vendit ka uruar, gjithashtu, popullin brazilian për përfundimin e këtij procesi të rëndësishëm, siç e ka quajtur ajo “demokratik”.

“Shpresojmë të punojmë me ju për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Brazili ka marrë një kthesë ideologjike të majtë, pasi ish-presidenti, Luiz Inácio Lula da Silva, mundi në zgjedhjet presidenciale, presidentin aktual të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Lula fitoi 50.9% të votave, pas një fushate përçarëse nga dy rivalë të anëve të kundërta të spektrit politik, të cilët shkuan kokë më kokë në këto zgjedhje.

Kjo për qindje ishte e mjaftueshme për ta mposhtur Jair Bolsonaro-n, mbështetësit e të cilit, kishin qenë të sigurt për fitoren.

Brazili ka marrë një kthesë ideologjike të majtë, pasi ish-presidenti, Luiz Inácio Lula da Silva, mundi në zgjedhjet presidenciale, presidentin aktual të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Lula fitoi 50.9% të votave, pas një fushate përçarëse nga dy rivalë të anëve të kundërta të spektrit politik, të cilët shkuan kokë më kokë në këto zgjedhje.

Kjo për qindje ishte e mjaftueshme për ta mposhtur Jair Bolsonaro-n, mbështetësit e të cilit, kishin qenë të sigurt për fitoren.

Zgjedhjet në Brazil: Lula bën një rikthim mahnitës





Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika