Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas shpërndarjes së Kuvendit, ka bërë të ditur se data 28 dhjetor është e vetmja datë e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Ajo shpjegoi se 11 janari është përjashtuar automatikisht, pasi bie jashtë afateve kushtetuese që i lejojnë së të shpallë datën e zgjedhjeve.
Ndërsa sa i përket 4 janarit, Osmani tha se është njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se, sipas legjislacionit në fuqi, KQZ-ja do të mund të shpenzojë vetëm 1/12 e buxhetit vjetor, që i bie rreth 1–1.5 milionë euro.
Ajo konfirmoi se 28 dhjetori mbetet data e vetme e realizueshme, ndërsa bëri të ditur se 8 parti politike janë deklaruar pro datës 28 dhjetor, 5 parti kanë mbështetur datën 21 dhjetor, 3 parti kanë thënë se cilado prej datave është e pranueshme.