Osmani: Vuçiq po përpiqet të shkatërroj gjithçka që kemi arritur së bashku me ShBA dhe BE

Presidenja Vjosa Osmani ka thënë se presidenti Vuçiq po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që është arritur së bashku me ShBA-të dhe BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që është arritur së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimin Evropian (BE), për paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se këto veprime të presidentit serb, vijnë pas dy dekadave kur Sllobodan Millosheviq kishte shkatërruar Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën.

“Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë!”, ka shkruar Osmani.

Së fundmi, Serbia ka vendosur forca ushtarake në kufirin me Kosovën.

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Lexo dhe: ShBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Ai tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.

Kirby tha se incidentet e dhunshme, sikurse ai i majit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe ai në Banjskë, paraqesin rrezik jo vetëm për personelin e sigurisë së Kosovës, por edhe të NATO-s.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika