OVL e UÇK-së për protestën e 7 gushtit: Interesim i madh, dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen e treguar në organizimin e protestës së thirrur të enjten e 7 gushtit, në ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, OVL e UÇK-së ka shkruar se ky interesim mbetet dëshmi e vetëdijes së qytetarëve për procesin në Hagë.

“Interesimi i madh i qytetarëve, i shprehur përmes rrjeteve sociale dhe shumë formave të tjera, është një dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe e përkushtimit për drejtësi. Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje. Bashkë, me dinjitet dhe paqë, do të ngremë zërin kundër padrejtësive.”, thuhet në njoftim.

Një protestë e ngjajshme ishte mbajtur në prillin e vitit 2023, një ditë para se të nisë gjyqi për krime lufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre duke e cilësuar procesin si “të padrejtë”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen se kishin qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë.

Që të katërt, kanë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika