OVL-UÇK: Refuzimi i provave të mbrojtjes, dëshmi e qasjes së njëanshme të Speciales

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar pas refuzimit nga gjykata të provave të paraqitura nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilat dokumentonin krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës.

“Ky veprim është i papranueshëm dhe përbën një tjetër dëshmi të qasjes së njëanshme të kësaj gjykate, e cila po përpiqet ta paraqesë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës jashtë kontekstit të saj historik, duke mohuar krimet që sollën shkatërrim dhe gjenocid në vendin tonë. Të shpallësh të “parëndësishme” dëshmitë për masakrat dhe krimet serbe, do të thotë të mohosh të vërtetën dhe dhimbjen e një populli që luftoi për liri. Kjo është një fyerje për drejtësinë dhe kujtesën historike të Kosovës”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK thekson se ky vendim është një arsye më shumë për të protestuar dhe për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet çlirimtarëve të Kosovës.

Gjykata Speciale i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika