Pa logjikë propozimi i njëjtit kandidat dhjetëra herë, thotë Mushkolaj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar sërish deputetët e Kuvendit që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë herë me udhëzime më të qarta. Vendimi përcakton që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh dhe kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të hapur, me jo më shumë se tri herë votim për të njëjtin kandidat.

Data e saktë e seancës konstituive ende nuk është përcaktuar dhe pritet të caktohet pasi Kushtetuesja të publikojë aktgjykimin e plotë.

Analisti Imer Mushkolaj, në Debat Plus, ka kritikuar praktikën e propozimit të njëjtit kandidat për kryeparlamentar shumë herë, edhe kur nuk siguron votat e nevojshme.

Ai ka rikujtuar se nuk është pajtuar as me vendimin e vitit 2014 të Kushtetueses, që i jepte partisë së parë ekskluzivitetin për të propozuar kryeparlamentarin, duke e cilësuar atë jo demokratik.

“Është jashtë çdo logjike ta propozosh 50 herë një emër që nuk merr vota. Ku është logjika këtu? Unë se kuptoj. Perspektivë time unë nuk pajtuar as atëherë, në 2014 kur Gjykata Kushtetuese, e ka marrë atë vendin që me pas ekskluzivitetin partia e parë, për shkak se mendoj që nuk është demokratike. Shumica në parlament e zgjedh kryetarin apo kryetaren. Në këtë rast pasi është vendimi i 2014, gjykata tash i ka me këto urdhëresat. Pat aneksa se është rishkrua kushtetua në një farë forme, sikur ky rasti tri herë votim, unë mendoj që gjykata është me interpreu kushtetutën, por interpretimi i kushtetutës, merr parasysh edhe praktikat e vende të tjera”, ka thënë Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika