“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, nga QKUK-ja flasin për shëndetin e të moshuarit që u shkel nga vetura

Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, teksa ka ndodhur një aksident kur një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë ka goditur personin në fjalë

Një i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, teksa ka ndodhur një aksident kur një veturë në magjistralen Podujevë-Prishtinë kishte goditur një person i moshës së shtyrë.

Gjendjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë”, tha ai për Insajderin, teksa nuk ka qenë i qasshëm për Dukagjinin, pavarësisht insistimin në thirrje.

Aksidenti ka ndodhur sonte në fshatin Lluzhan.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës ndonëse një raport zyrtar për rastin ende nuk kanë dërguar.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika