Pacolli i padit Abdixhikun, Ramën e Kica-Xhelilin

“Dorëzova padi kundër kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, dhe kundër nënkryetares së LDK-së, deputetes Doarsa Kica-Xhelili, në lidhje me rastin e 'Rrugës A'. Ata shpifin dhe fyejnë dhe denigrojnë autoritetin tim duke më akuzuar pa fakte”, ka thënë Pacolli

FOTO:EO

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli, ka dorëzuar padi kundër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Ajo para medieve tha se padia ka të bëjë më shpifjet dhe denigrimin që këta të fundit i kanë bërë lidhur me projektin e “Rrugës A”.

“Dorëzova padi kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, kundër kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, dhe kundër nënkryetares së LDK-së, deputetes Doarsa Kica-Xhelili, në lidhje me rastin e ‘Rrugës A’. Ata shpifin dhe fyejnë dhe denigrojnë autoritetin tim duke më akuzuar pa fakte”, ka thënë Pacolli.

Ajo shtoi se Abdixhiku, Rama e Kica-Xhelili kanë shpifur dhe kanë denigruar autoritetin e saj.

“Me statuset e tyre publike kanë nxitur opinioni publik, kundër meje, kanë nxitur qytetarët e Prishtinës të reagojnë kundër meje pa pasur asnjë fakt dhe në mënyrë shumë të padrejtë. Unë pres që Gjykata ta shqyrtojmë me kujdes lëndën time”.

E pyetur për ndërlidhjen me motrën e saj në këtë çështje, gjyqtaren Vlora Pacolli, ajo tha se të dyja vetëm po e bëjnë punën e tyre profesionale, mirëpo kjo afërsi e tyre është shfrytëzuar për qëllime politike, raporton EO.

“Motra ime ka punën e vet, unë kam punën time, të dyja e bëjmë punën tonë profesionale. Ata e kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar politikisht dhe më kanë akuzuar padrejtësisht veç pse jam motra e gjyqtares Vlora Pacolli. Ajo e ka pasur rastin e ‘Rrugës A’, ju e dini që rastet ndahen me rend. Ne presim që Gjykata të marrë vendim”, ka theksuar ajo.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika