“Pagat që i bllokoi Qeveria, mund t’i zhbllokojë Kuvendi”– Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar mosekzekutimin e pagave për sektorin publik si një "shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut" dhe një "shpërfillje skajshme" ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur shqetësimin e tij mbi situatën e krijuar nga mosrealizimi i pagave për sektorin publik, duke e quajtur këtë veprim një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se mijëra punëtorë po përballen me shpërfillje skajshme nga ana e Qeverisë.

Ai ka kërkuar thirrjen urgjente të një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar amandamentimin e Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi.

“Çdo përpjekje tjetër është shkelje ligjore dhe keqpërdorim i të drejtës së mbi 80 mijë njerëzve për të realizuar të drejtën e tyre në pagë”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, AAK-ja do të kërkojë që kjo çështje të shqyrtohet qysh nga kjo ditë e hënë.

Që nga e hëna, zyrtarët publikë në Kosovë kanë mbetur pa paga për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë, si dhe për skemat sociale, pritej të bëhej më 30 shtator, por pa nënshkrimin e ushtruesit të detyrës, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika