Pajaziti thotë se si kryetar i ri i Bujanocit do të kërkojë takim me Kurtin

Arbër Pajaziti ka deklaruar se si kryetari i ri i Bujanocit, planifikon të kërkojë fillimisht një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për t'i shprehur dëshirën për bashkëpunim institucional pa favorizim të ndonjë partie politike

Kryeministri i Ksosovës, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Bujanocit, nga Fronti për Ndryshim, Arbër Pajaziti.

Kandidati i Frontit për Ndryshim, Arbër Pajaziti, i cili shpalli fitoren në Bujanoc nga zgjedhjet lokale, ka theksuar se si kryetar i ardhshëm do të kërkojë të takojë  kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si takimin e parë pas formimit të qeverisë së re.

“Qytetarët shqiptarë në Luginë i kanë sytë e kthyer kah Kosova dhe Shqipëria, presin shumë më tepër, nuk është se nuk është dhënë asgjë ka disa lëvizje sidomos viteve të fundit edhe nga Qeveria e Kosovës, edhe e Shqipërisë. Unë si kryetar i ardhshëm porsa të bëhet konsultimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisjes së re, takimin e parë do ta kërkojë ta bëjë me kryeministrin Kurti”, ka thënë Pajaziti.

Pajaziti ka thënë se në takimin me Kurtin do të diskutohet për bashkëpunim nga të gjitha sferat pasi, sipas tij, kryeministri i Kosovës është keqinformuar për të.

Arbër Pajaziti në lidhje të drejtpërdrejt në emisioni Rreth e Rrotull.

Ai ka shtuar se është në duart e Qeverisë së Kosovës për të vendosur nëse do të pranojë apo jo takimin e propozuar.

“Do të kërkoj bashkëpunim nga të gjitha sferat, ndoshta Kurti ka qenë i keqinformuar apo jo i informuar mirë për mua personalisht, për subjektin të cilin e udhëheqim, për mënyrën sesi funksionojmë ne këtu, dhe do të shohim modalitetin e bashkëpunimit, ne jemi të hapur si me Qeverinë e Kosovës, ashtu edhe me të Shqipërisë, ne nuk anojmë nga asnjë parti politike si në Kosovë apo Shqipëri. I kemi partitë tona këtu kemi programet tona, andaj bashkëpunimi institucional duhet të ekzistojë mes të gjitha qeverive pa marrë parasysh kush e udhëheq atë. Mbetet në duart e Qeverisë së Kosovës a do ta pranojë apo jo [takimin]”, ka deklaruar Pajaziti në emisionin Rreth e Rrotull.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se qytetarët i zgjodhën pasi ishte koha që ata të provonin një opsion të ri politik, sepse “për 22 vite në Bujanoc, vetëm dy subjekte politike, apo dy kryetarë, si Shaip Kamberi dhe Nagip Arifi dhe mendoj se është koha për të ndryshuar politika këtu”.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika