Pamela Anderson tregon pse e ka braktis grimin

Aktorja e njohur Pamela Anderson në një intervistë për revistën prestigjioze Elle ka treguar për publikun pse nuk dëshiron më të grimohet

Pamela Anderson

Aktorja Pamela Anderson në një intervistë për revistën prestigjioze Elle ka treguar për publikun pse nuk dëshiron më të grimohet.

Ajo ka thënë se ka hequr dorë nga makijazhi për të pasur më shumë kontroll mbi dukjen e saj.

56-vjeçarja ka ndërruar vetullat dhe grimin e saj të hollë për një pamje natyrale, ndërsa theksoi se vendimin e mori në vitin 2019 kur grimierja e saj, Alexis Vogel, ndërroi jetë pas një beteje me kancerin e gjirit.

“Ka qenë më e mira. Dhe që atëherë e ndjeva se pa Alexis do ta kisha më mirë që të mos bëja makijazh”, ka rrëfyer Pamela.

Pamela Anderson

Ajo e quajti dukjen e re “çlirimtare, argëtuese dhe pak rebele”, për të deklaruar se të gjithë duken paksa qesharakë ndërsa plaken dhe se i duket e pazakontë kur e sheh veten në pasqyrë.

Tutje ka thënë se më mirë do të preferonte të plaket sesa të përdorte botoks dhe filler. 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika