Panduri: Pritet të ketë rikonfigurim të forcave politike në Kuvend/LDK-ja thotë se ka dyfishim të votës, PDK-ja del 5% më ulët në sondazhe”

Gazetari, Ermal Panduri, ka deklaruar se pritet të ketë rinkonfigurim forcash politike në Kuvendin e Kosovës

Gazetari Ermal Panduri ka deklaruar se pritet të ketë rikonfigurim forcash politike në Kuvendin e Kosovës.

Ai, në ‘“Blic Interview me Astrit Gashin” tha se më nuk mund të jenë numrat e njëjtë siç kanë qenë me 14 shkurt 2021.

“Për shkak se të gjithë e dinë se do të ketë rinkonfigurim forcash në Kuvendin e Kosovës, ambicia do të jetë për të qenë i dyti dhe për t’u sfiduar, për shkak se matematika sot ka lëvizur në Kosovë. Më nuk janë numrat e njëjtë siç kanë qenë më 14 shkurt të 2021, të gjithë e dinë. Subjekte politike kanë lidhur koalicion nga frika e rrëzimit në prag, të mos harrojmë që më parë kjo nuk ka qenë diskutabile. Kemi një Lidhje Demokratike të Kosovës, që bazuar në punën në terren, vazhdon të theksojë që ka dyfishim të votës. Ambicia iu ka shtuar Partisë Demokratike të Kosovës në mënyrë të vazhdueshme, megjithatë e dimë që ekzistojnë probleme të brendshme brenda kësaj partie, megjithatë duke e patur parasysh rezultatin e zgjedhjeve lokale, PDK-ja mendon se mund të mobilizojë votë nisur nga strukturat e krijuara tashmë, nëndegë ku pikërisht qeveris në nivel komunal. PDK-ja del më ulët, diku 5% në sondazhe, i bie që mund të ketë rritje në proces zgjedhor. LDK-ja është duke punuar jashtëzakonisht brenda strukturave të veta që të organizojë radhët, është subjekti që udhëheq me më së shumti komuna”, ka theksuar Panduri.

Tutje, Panduri ka treguar kohën kur VV-ja ka qenë në pikën më të lartë dhe atë më të ultën, gjatë qeverisjes së saj.

“Nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit të 2021 deri më dhjetor 2023, LVV-ja, pikën më të lartë e ka patur 49.3% në matjet e qershorit të 2023. Eshtë pikërisht koha kur dërgohen kryetarët e komunave nëpër objektet komunale, pika më e dobët ndonjëherë e Vetëvednosjes nga përfundimi i zgjedhjeve ka qenë 37.2% dhe është koha e shtatorit të 2022 kur Kosova është përballë me mungesë të energjisë elektrike gjatë muajit gusht dhe për herë të parë ka qenë e pakuptimtë duke patur parasysh që Kosova më herët prodhonte rrymë dhe kishte tepricë të energjisë elektrike gjatë sezonit të verës”, ka theksuar ai.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika