Paralajmërimet për vërshime, komunat fillojnë me masa parandaluese

Reshjet e shiut që filluan mbrëmë, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se nga këto reshje disa komuna mund të preken nga vërshimet. Ndërsa, komunat thonë se kanë filluar të ndërmarrin masa për parandalim

Ilustrim

Pa kaluar as dy muaj që kur disa komuna pësuan goxha dëme nga vërshimet, gjendjen e njëjtë shumica nga to mund ta përjetojnë edhe në këtë fillim të janarit.

Kështu po paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), që gjatë së martës e të mërkurës pritet të ketë reshje me intensitet të lartë.

Sipas këtij institucioni, nga vërshimet mund të preken kryesisht komunat e rajonit të Dukagjinit, Gjakovë, Pejë, Deçan, Junik, Istog e Klinë, dhe komunat tjera Prizren e Zubin Potok.

Me të parë këtë paralajmërim, shumica nga këto komuna, veçse janë duke ndërmarr masa që dëmet të jenë më të vogla.

“Nëse ka reshje nuk besojë që do të kemi problem,  pasi kemi intervenuar tek lagjja Fidanishtja, në qendër të qytetit e që ka qenë kanal i hapur, aty është bërë puna më e madhe. Rrjedha e lumit është rregulluar. Ato pjesë që i kemi pa problem që janë shkaktu nga dalja e lumit,  i kemi rregullu. Edhe nëse ka reshje të njëjta si para dy muajsh,  nuk do të kemi problem”, kështu ka deklaruar për RTV Dukagjinin zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj.

Njashtu, rregullim të lumit e disa masa i kanë marr edhe në Komunën e Gjakovës.

“Kemi ba intervenime në disa pjesë ku janë më të ngushta tek disa ura. Vitin e kaluar është intervenuar në pjesën e lumit Krena. Do të ndërtojmë edhe një urë në këtë pjesë pasi është pak e ulët. Problem mbetet lumi Erenik, duhet të intervenohet në disa zona që janë mbushur. Ne jemi të përgatitur në çdo kohë për çdo rast”, ka thënë Haxhi Sejdiu, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Gjakovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, ka ndarë një buxhetë prej 2.8 milion euro për komunat që pësuan dëme të mëdha nga vërshimet e nëntorit të viti 2022.

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika