Parashikimi i motit për javën e parë të dhjetorit në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që java e parë e dhjetorit do të sjellë kryesisht mot të vranët, me rreze të pakta dielli dhe herë pas here me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

E hënë: Kryesisht vranët, me herë pas here diell. Minimalja deri në -3°C, maksimalja deri në 9°C.

E martë: Kryesisht vranët, minimalja -1°C, maksimalja deri në 9°C.

E mërkurë: Kryesisht vranët, me riga shiu në disa vende. Minimalja mbi 0°C, maksimalja deri në 9°C.

E enjte: Vranët, herë pas here me riga shiu. Minimalja 1°C, maksimalja deri në 10°C.

E premte: Kryesisht vranët me riga shiu, minimalja 1°C, maksimalja deri në 11°C.

Përmbledhtas, java e parë e dhjetorit pritet të jetë e freskët dhe kryesisht e vranët, me mundësi për riga shiu në disa ditë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika