Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe bore.
Sipas IHMK-së, parashihen fillimisht riga shiu, të cilat gradualisht, me rënien e temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet: 0 deri 5 gradë Celsius.
Mes tjerash, IHMK-ja u ka apeluar qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së mjeteve motorike gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës.