Sot mbi vendin tonë do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore, njofton Dukagjini.
Nuk parashihen reshje të asnjë forme, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë dhe në disa zona edhe krahnezë.ndërsa në vise të larta parashihen më shum rreze dielli për shkak të inverzionit.
Temperaturat minimale oarashihet të jenë nga -2 deri 0 gradë Celsius ndërkaq temperaturat maksimale parashihet të jenë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.