Parlamenti Evropian thotë se Hungaria nuk është më një “demokraci e plotë”

Hungaria nuk është më një "demokraci e plotë" dhe BE-ja duhet të bëjë gjithçka për ta sjellë atë në përputhje me vlerat evropiane, tha Parlamenti Evropian të enjten

Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë

433 deputetë votuan pro, 123 kundër, për ta përshkruar tani Hungarinë – e qeverisur nga kryeministri populist Viktor Orban, i cili mban lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin — “një regjim hibrid i autokracisë zgjedhore” në “shkelje serioze” të normave tw demokracisë së BE-së.

Votimi ishte kryesisht simbolik dhe nuk ndryshon rrjedhën e vendimmarrjes së BE-së, e cila kërkon unanimitet të të 27 vendeve anëtare — përfshirë Hungarinë — për të miratuar çështje të mëdha, të tilla si sanksionet ndaj Rusisë.

Me votën e tyre, ligjvënësit e BE-së miratuan një raport parlamentar që thoshte se Hungaria është duke u kthyer prapa në të drejtat demokratike dhe themelore që nga viti 2018 përmes “përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike të qeverisë hungareze”.

Raporti tha se mungesa e veprimit nga institucionet e BE-së, duke përfshirë komisionin i cili është ngarkuar si “gardian” i traktateve të BE-së që ruajnë standardet demokratike, e kishte përkeqësuar degradimin.

Derisa vendet e BE-së po ndjekin një vijë të kujdesshme rreth Hungarisë për shkak të nevojës për të fituar miratimin e saj për vendimet kryesore, diplomatët privatisht janë të frustruar me marrëdhënien komode të Orbanit me Kremlinin dhe bllokimin e sanksioneve të mëtejshme ndaj Moskës.

Komisioni evropian, ka qenë gjithashtu i kujdesshëm për t’i shmangur kritikat e hapura, por shqetësimi për shmangien e Hungarisë nga sundimi i ligjit, veçanërisht në dështimin për të frenuar korrupsionin, po bëhet më i dukshëm.

Ajo tha se ekzekutivi i saj i BE-së do të punonte për të mbrojtur vendet anëtare “nga kërcënimet e jashtme me të cilat përballen dhe nga veset që i gërryejnë nga brenda”, veçanërisht duke u thirrur në korrupsionin, megjithëse nuk përmendi drejtpërdrejt Hungarinë.

Ajo premtoi veprim legjislativ për të rritur luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë kundër “pasurimit të paligjshëm, trafikimit të ndikimit dhe abuzimit të pushtetit”.

Komisioneri i saj i drejtësisë në BE, Didier Reynders, u tha eurodeputetëve në një debat mbi shkeljet e sundimit të ligjit në Hungari se komisioni “ndan një numër të madh shqetësimesh të shprehura nga Parlamenti Evropian” në lidhje me Budapestin.

Parlamenti Evropian në vitin 2018 nisi një procedurë kundër rrezikut që Hungaria i paraqiste vlerave demokratike evropiane.

Teorikisht, mekanizmi mund të çojë në humbjen e të drejtës së votës Hungarisë në Këshillin e BE-së, ku shtetet anëtare miratojnë vendime që prekin bllokun.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika