Parqet e kryeqytetit pa ndriçim dhe kamera të sigurisë

Ngjarja e rëndë që tronditi jo vetëm Kosovën, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga pesë persona, në një park të kryeqytetit ka bërë që qytetarët të ndihen të pasigurt për fëmijët e tyre. Komuna e Prishtinës është duke pritur që me datën 15 shtator të fillojnë hapjen e ofertave për sistemin e kamerave në kryeqytet.

Parku në lagjen "Arbëria"

Është një prej parqeve më të mëdha në Prishtinë por parku në lagjen “Arbëria” nuk ka as ndriçim e aq më pak kamera të sigurisë.

E këtë problem po duket se e kanë te gjitha parqet në kryeqytet.

Kjo ka bërë që qytetaët të jenë te pasigurtë për të kaluar në orët e pasdites në parqe shkaku edhe i frekuentimit të tyre nga njerëz të ndryshëm problematik.

Qytetari Nazmi Vuqiterrna i merakosur për gjendjen thotë se duhet të shtohet përkujdesja ndaj fëmijëve.

“Nashta duhet me pas një kujdes më të shtuar edhe prej familjarëve edhe jashtë shkollës jashtë kohës te punës të kemi kujdesje më të shtuar në përgjithësi për fëmijët pra kujdes fëmijëve”, tha qytetari Nazmi Vuqiterrna.

Nazmi Vuqiterrna, qyetar

Por, rasti i fundit i raportimit se një fëmijë 11 vjeçar u përdhunua në park të qytetit, ka bërë që Komuna e Prishtinës të mobilizohet për të shtuar sigurinë në hapësirat publike.

Kjo për RTV Dukagjini është konfirmuar nga Drejtori për Shërbime Publike Ilirik Musliu, derisa ai jep detaje për planet e Komunës së Prishtinës në këtë drejtim.

Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë tha: Në kohë rekord kemi arritur një kontratë të ndriçimit publik ku kjo kontratë parasheh shtatë llote, katër prej lloteve kanë të bëjë me pjesën urbane, dy prej tyre janë zona rurale dhe një llot ka të bëjë me parkingjet parqet dhe këndet e lojërave.

“Sa i përket kamerave ne presim deri me datën 15 shtatorit me u bo hapja e ofertave për kamera ku me pjesën e kamerave kemi bashkpunu ngushtë me Policinë e Kosoves ….pjesën e implementimit jemi zotu ne bashke me kryetarin që pjesa e parë përfshinë nyjat në komunikacion, hapësirat publike dhe tunelet”, tha Musliu.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu

Kurse, Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje pos një përgjigje të përgjithësuar, duke thënë se realizon patrullime në gjithë vendin në funksion të parandalimit të këtyre veprave penale.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi përmes planifikimeve të saj operacionale realizon patrullime në gjithë vendin ne funksion te parandalimit dhe luftimit te veprave penale dhe te gjitha dukurive negative që mund te shfaqen, si dhe ndërmerr veprime ligjore konform ligjeve në fuqi. Po ashtu, secilit rast të raportuar në polici, zyrtaret policor i përgjigjen per trajtim dhe hetim sa më me efikasitet dhe efektivitet.

Rasti i fundit i përdhunimit të një vajze 11 vjeçare në Prishtinë pos protestave, ka ngritur edhe shumë pyetje e kërkesa nga qytetarët përfshirë sigurinë në parqe e rrugë.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika