Pas akuzave të deputetit të LVV-së për takim me përfaqësuesit e Listës Serbe, reagon Hamza

Deputeti i LVV-së Halil Thaçi ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën për takim me përfaqësuesit e Listës Serbe. Ndërsa kryetari Hamza ka paralajmëruar padi ndaj deputeti të LVV-së rreth akuzave që i ka bërë rreth këtij takimi

Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.





Të premten e 18 nëntorit, deputeti i LVV-së Halil Thaçi ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës dhe deputetin e PDK-së, Bedri Hamza për takim me përfaqësuesit e Listën Serbe.

Përmes një postimi Thaçi ka thënë se kryetari Hamza ka mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit.

“Është e rrezikshme dhe shqetësuese se si subjekti që para ca ditësh tha se po lëshon institucionet e Republikës së Kosovës, po lufton çdo ditë shtetin tonë, konsultohet çdo ditë me Vuçiqin sot takohet edhe me një parti të opozitës në Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Pas këtij postimi ka reaguar kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza duke thënë se ka zhvilluar një drekë pune me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kryetarin e Skenderajit, Fadil Nura.

Tutje ai shtoi se nuk ka parë dhe nuk ka biseduar se me asnjë anëtar apo deputet të Listës Serbe.

“Sa i perket gënjeshtrave dhe shpifjeve të deputetit të Vetëvendosjes, Halil Thaçi, do të ballafaqohemi së shpejti në gjykatë!”, ka shkruar Hamza.

Pas reagimit të Hamzës, deputeti i LVV-së ka thënë se “Unë kam fakte dhe shihemi në gjykatë”.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika