Pas grabitjes milionëshe në Muzeun e Luvrit, dorëhiqet drejtoresha

Drejtoresha e muzeut të njohur Louvre në Paris dha dorëheqje të martën, pas ‘grabitjes së shekullit’ që ndodhi vitin e kaluar, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri të kurorës me vlerë rreth 88 milionë euro (100 milionë dollarë).

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se e ka pranuar dorëheqjen e Laurence des Cars dhe e vlerësoi vendimin e saj për t’u larguar si një akt përgjegjësie në një moment kur muzeu më i madh në botë ka nevojë për stabilitet dhe një shtysë të re, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Des Cars më herët ia kishte ofruar dorëheqjen ministres së Kulturës, Rachida Dati, pas grabitjes gjatë së cilës hajdutët hynë në Galerinë Apollo të muzeut, por ajo ishte refuzuar në atë kohë.

Ajo kishte pranuar vitin e kaluar se infrastruktura teknike për monitorimin e thesareve më të vlefshme të vendit ishte plotësisht e vjetruar, madje në disa raste edhe mungonte, duke e cilësuar këtë si një konstatim të rëndë për muzeun më të madh në botë.

Në vitin 2024, Louvre u vizitua nga 8.7 milionë njerëz, ku turistët nga Shtetet e Bashkuara përbënin 13 për qind të vizitorëve, të dytët pas francezëve.

Pallati Elysee bëri të ditur se presidenti e falënderoi atë për punën dhe përkushtimin gjatë viteve të fundit dhe, duke njohur ekspertizën e saj shkencore, i besoi një mision në kuadër të presidencës franceze të G7, i fokusuar në bashkëpunimin mes muzeve kryesore të vendeve pjesëmarrëse.

Grabitja ndodhi pas një sërë problemesh në këtë institucion historik, i cili vitin e kaluar u përball edhe me greva të punonjësve që ankoheshin për turma të pakontrollueshme vizitorësh, mungesë stafi dhe kushte të dobëta pune.

Laurence des Cars u bë drejtoresha e parë grua e Luvrit në historinë 230-vjeçare të muzeut, kur mori detyrën në shtator të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika