Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë familjes në Llukar

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë e biznese vullnetmirë.                         

Televizioni raportoi për kushtet e familjes së Fahrije Krasniqit, nënës së një djali me sindromën Doën e që së fundmi i janë ndal edhe shtesat nga Komuna e Prishtinës.

Fillimisht, shoqata “Bereqeti”, do t’i ndihmojë ata në baza mujore si edhe do t’u qëndrojë afër për kërkesa eventuale.

“Me shumë vëmendje e ndoqëm kronikën tuaj dhe morëm vendimin të bashkëpunojmë me ju. Ne morëm përsipër t’i ndihmojmë kësaj familjeje. Për momentin, dhamë premtimin që një pako ushqimore dhe higjenike të jetë mujore për ta por ne do ta inspektojmë familjen, do jemi afër tyre që të ardhmen ti gjendemi në çkado që ka nevojë, përfshirë orendi e të tjera”, ka thënë Xheladin Fazliu, Përgjegjës në shoqatën humanitare “Bereqeti” – BIK.

Në kronikën paraprake, Fahrije Krasniqi, dertin ia kishte edhe ngrohjes për dimër, e një donator që deshi të mbetej anonim, dhuroi 300 euro që familjes Krasniqi t’i sigurohen drutë për dimër, e të cilat i mbërritën në derë të shtëpisë.

Fahrije Krasniqi, ishte dukshëm e emocionuar e falënderuese për ata që i dolën në ndihmë,  derisa tregoi  edhe një herë vështirësitë me të cilat përballen.

“Sdi, as vet se di…drutë kur i pash që hyni kamioni n oborr, nuk e di as vet. Mu duk sikur dynjaja u bë e jemja. Plus le ma ushqim…se me ç’ka me i ble nuk po kem, me një pension t’djalit tybe s’kishim mujt me i marrë”, ka thënë Fahrije Krasniqi – Nënë e djalit me sindromën Down.

Mes lotëve, ajo tregoi se edhe qytetarë të shumtë pasi kishin parë kronikën i kishin shkuar në shtëpi e u kishin ndihmuar.

Një prej tyre ka qenë edhe barnatorja “Salihu” e cila u zotua t’u përgjigjej falas kërkesave të familjes për barna varësisht nga nevojat.

Familja Krasniqi, është vetëm një prej atyre që kanë pësuar nga bllokimi i buxhetit të komunës së Prishtinës, meqë u është ndërprerë ndihma mujore që përfitonin për djalin e tyre sindromën Down.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika