Pas serisë së librave “Wider World” – “Pearson”, BBC dhe “Dukagjini” sjellin tekste të reja shkollore edhe për klasat 10, 11, 12

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell edicionet e reja të serisë së librave “FOCUS”, që është bashkëpunim i Pearson dhe BBC për të zhvilluar një program gjithëpërfshirës të mësimit të gjuhës angleze për nxënës

Si përfaqësues zyrtar i “Pearson Education” në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sjell edicionet e reja të serisë së librave “FOCUS”, që është bashkëpunim i Pearson dhe BBC për të zhvilluar një program gjithëpërfshirës të mësimit të gjuhës angleze për nxënës.

Klasat 10, 11, 12 të arsimit të mesëm të lartë, këtë vit për herë të parë do të mësojnë me serinë “FOCUS”, edicione këto në bashkëpunim me BBC, të cilat janë të organizuara në njësi tematike, secila e përqendruar rreth temave tërheqëse që janë të rëndësishme për jetën dhe interesat e nxënësve.

Këto njësi ofrojnë një gamë të larmishme aktivitetesh dhe ushtrimesh që synojnë zgjerimin e fjalorit, rafinimin e gramatikës dhe përmirësimin e shqiptimit.

Duke qenë përfaqësues zyrtar i “Pearson Education” për tekstet shkollore të gjuhës angleze “Dukagjini” mundëson që në planprogramet e shkollave në Kosovë të ketë tekste shkollore të një standardi me të cilin krahasohen kurset dhe vlerësimet e gjuhës angleze në mbarë botën.

Të gjitha tekstet shkollore të gjuhës angleze botuar nga “Pearson Education” përmbajnë:

  • Librin bazë, fletoren e punës, librin për mësuesin/en si dhe materiale shtesë mbështetëse për mësimdhënësit.

Kësisoj, Shtëpia Botuese “Dukagjini” po vazhdon të kontribuojë në aspekte të ndryshme të arsimit, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e materialeve arsimore, shfrytëzimin e teknologjisë në procesin e të mësuarit, procesin e vlerësimit, si dhe mbështetjen e pakusht për mësimdhënësit kosovarë.

Klasa 10 – FOCUS 2 është krijuar për të ndihmuar nxënësit të eksplorojnë shtigjet e karrierës, të vendosin qëllime dhe të marrin vendime për të ardhmen e tyre. Ofron vlerësime, burime dhe udhëzime për të ndihmuar individët të identifikojnë interesat, aftësitë dhe vlerat e tyre.

Klasa 11 – FOCUS 3 përmbajtja strukturohet për t’u përshtatur me standardet e mësimit të gjuhës duke u ofruar nxënësve mundësi për të praktikuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre në gjuhën angleze. Ofron vlerësime, burime dhe udhëzime për të ndihmuar nxënësit të identifikojnë interesat, aftësitë dhe vlerat e tyre, dhe më pas t’i përshtatin ato me opsionet e mundshme të karrierës dhe rrugët arsimore.

Klasa 12 – FOCUS 4 përfshin njësi dhe kapituj të fokusuar në aftësi të ndryshme gjuhësore si leximi, shkrimi, dëgjimi dhe të folurit, së bashku me fjalorin dhe ushtrimet gramatikore të përshtatura për nxënësit. U ofron nxënësve mundësi për të praktikuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre të gjuhës angleze si në kontekstin akademik ashtu edhe në atë të botës reale.

Përdorimi i teksteve për gjuhën angleze në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës është i aprovuar nga MAShTI.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika