Pas suksesit të Ukrainës, Rusia bombardon Azovstalin me bomba fosfori

Pas fitores së Ukrainës në garën e këngës evropiane, "Eurovision 2022", Rusia ka sulmuar një fabrikë e cila, njëherësh, shërbente edhe për vendstrehim

Ukraina ka akuzuar Rusinë për vazhdimin e një sulmi brutal në fabrikën e çelikut, Azovstal, në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, transmeton “Independent UK“.

Pamjet e publikuara nga një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, duket se tregojnë bomba fosfori që hidhen në fabrikën e çelikut, ku luftëtarët ukrainas të plagosur rëndë janë strehuar për javë të tëra.

Të dielën, Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se Rusia ka të ngjarë të ketë humbur një të tretën e trupave të saj tokësore, që nga lufta në Ukrainë.

Ajo ka shtuar se ofensiva e Kremlinit në rajonin e Donbasit të Ukrainës “ka humbur vrullin dhe ka rënë ndjeshëm prapa afatit”. Dështimet iu atribuan humbjes kritike të pajisjeve dhe inteligjencës, moralit të ulët të vazhdueshëm dhe efektivitetit të reduktuar luftarak.

“Ferri ka ardhur në Tokë. Në Azovstal”, ka shkruar përfaqësuesi i komunës së Mariupolit, Petro Andriushchenko, në Telegram, ku edhe postoi një video të sulmit, ku shihen duke rënë bombat mbi fabrikë.

 

Ukraina është fituese e Eurovision për vitin 2022.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika