Pas sulmit, anulohet koncerti i Harry Styles në Royal Arena – policia mbyll përkohësisht linjat e metrosë

Një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtare në Kopenhagë, duke vrarë një numër të paspecifikuar njerëzish dhe duke plagosur disa të tjerë. Lidhur me këtë policia ka njoftuar se koncerti i paraparë të mbahej me Harry Styles në Royal Arena, është anuluar

Kopenhagë, 3 korrik 2022. Foto: Reuters

Pas të shtënave me armë zjarri në qendrën tregtare Fields në Kopenhagë, ku mbetën të vrarë një numër i paspecifikuar njerëzish, policia ka njoftuar se koncerti i paraparë të mbahej me Harry Styles në Royal Arena, është anuluar.

Sipas policisë, thuhet se aktualisht janë mbyllur linjat e metrosë M1 dhe M2.

Ndryshe, sulmuesi i dyshuar, i cili është në paraburgim, është një 22-vjeçar. Ai është arrestuar pranë qendrës tregtare Fields. Kështu ka deklaruar inspektori i policisë, Soren Thomassen.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj të mëtejshëm për viktimat apo të dyshuarit.

Ndërkohë, spitali kryesor i kryeqytetit danez, Rigshospitalet, ka pranuar një “grup të vogël pacientësh”, për trajtim.

Kështu është shprehur një zëdhënës për Reuters, teksa ka shtuar se spitali ka thirrur staf shtesë, duke përfshirë kirurgë dhe infermierë.

Qendra tregtare është në periferi të Kopenhagës, përballë një linje metroje që lidh qendrën e qytetit me aeroportin ndërkombëtar.

Disa të vdekur nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika