Pas takimeve në Bruksel, Lajçak: Për keqardhje që s’mundëm t’i trajtonim çështjet urgjente në takim trepalësh

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas takimeve që zhvilloi ndaras me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologun e tij serb, Petar Petkoviq, të zhvilluara të martën në Bruksel.

Përmes një postimi në platformën “X”, Lajçak ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e një takimi trepalësh, i cili, sipas tij, ishte parashikuar të mbahej me qëllim trajtimin e çështjeve urgjente që përfshijnë procesin e dialogut.

“Kam pritur dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime ndaras në Bruksel sot. Për keqardhje që nuk iu trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika