Pas votimit në OKB / Vuçiq: Ata po shantazhojnë Serbinë, jo mua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Duke komentuar votën e Serbisë në favor të përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qëndrimi fillestar i Serbisë ishte që të abstenoj, mirëpo pas siç ka thënë ai “rritjes së presionit”, janë detyruar të votojnë pro përjashtimit të Rusisë.

Ai në vend se të përgjigjet, ka shtruar pyetje duke thënë se njerëzit thonë: “Pse nuk kundërshtoni gjithçka?”

Abstenimi i Serbisë sipas Vuçiqit do të thotë se “të dyja palët do të jenë kundër nesh”, kishte thënë ai për RTS-in në një intervistë të enjten vonë.

Presidenti serb gjithashtu ka thënë se presioni dhe shantazhet nuk e kishin në shënjestër atë personalisht, por Serbinë.

“Ata thanë ‘a e dini se po merret një vendim për Serbinë?’ dhe nëse do të përjashtohemi nga paketa e sanksioneve të naftës dhe nëse do të mund të importojmë naftë pas 15 majit”, ka thënë ai ndër të tjera në intervistë.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika